Albania will donate 30,000 AK-47s to Afghanistan together with 50,000,000 bullets which is a bit to much i think.
Qeveria i fal 30 mijë kallashë AfganisDt
Në një vendim të marrë dje, i shtohen edhe 50 milionë fishekë
Qeveria shqiptare vendosi dje t’i japë armatim pa shpërblim AfganisDt në kuadër të detyrimeve të saj si një vend anëtar i NATO-s. Nisur nga fakti se vendet anëtare të NATO-s, mes tyre dhe Shqipëria, po përgatiten për t’u tërhequr nga AfganisD, kanë detyruar qeverinë shqiptare që në emër të stabilitetit të këtij vendi t’i falë 30 mijë armë automatike, model 7.62 mm. Këshilli i Ministrave i mbledhur dje, mori vendimin duke e justifikuar këtë me përpjekjet e vendit tonë kundër terrorizmit ndërkombëtar.
“Këshilli i Ministrave vendosi dhënien pa shpërblim të 30 000 automatikëve 7.62 mm, model 56, dhe të 50 000 000 fishekëve 7.62 mm, model 56, qeverisë afgane, për Policinë Kombëtare Afgane, si kontribut i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të përpjekjeve të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit”, theksohet në vendimin e marrë dje nga qeveria shqiptare. Po kështu, vendimi ngarkon ministrin e Mbrojtjes për zbatimin e tij. Në fakt, armët shqiptare nuk janë diçka e re për vendin e Lindjes së Mesme, i cili po vuan ringritjen e shtetit që prej më shumë se 30 vitesh. Në vitin 2008 në Kabul mbërritën municione nga Shqipëria të prodhimit kinez të futur në kartonë që mbanin etiketa të vendeve të Europës Lindore. Aferë që ndërlikoi edhe Pentagonin, i cili ishte blerësi në Shqipëri dhe dhuruesi në Afganistan. Ky vendim vjen pas një skandali të publikuar në gazetën prestigjioze amerikane “New York Times”, i cili përfshiu Shqipërinë për sa u përket armëve të nisura drejt AfganisDt. Historia nisi në Afganistan, kur një prej Këve afganë zbuloi se armët që këtij vendi i vinin nga Amerika, ishin municione të prodhuara nga Kina në vitin 1966. Sipas gazetës prestigjioze, për sigurimin e këtyre armëve Pentagoni amerikan kishte vendosur një kontratë me një firmë “AEY inc.” në Majami, e cila drejtohej vetëm nga një djalë 22-vjeçar që quhej Efraim Diveroli. Sipas investigimit të “New York Times”, këto armë Diveroli i kishte siguruar nga vende të ish-bllokut komunist, mes tyre edhe Shqipëria. Ato ishin joefektive, të vjetra dhe të dekompozuara. Madje për këto armë, SHBA-ja dhe NATO-ja kishin shpenzuar miliona dollarë për t’i eliminuar. Por historia për Shqipërinë bëhet më interesante dhe tragjike njëkohësisht, sepse municionet luftarake të trashëguara nga epoka komuniste shkaktuan në Gërdec 26 të vdekur, si pasojë e shpërthimit në një fabrikë demontimi. Kjo ngjarje hodhi hije të mëdha dyshimi mbi qeverinë dhe solli si pasojë largimin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes, i cili ishte përgjegjës për kontratat e lidhura për shitjen e armëve dhe po kështu bëri që drejtori i MEICO-s, Ylli Pinari, të burgosej. Por fati u tregua tragjik në këtë histori edhe me Kosta Trebickën, një biznesmen shqiptar që jetonte në Amerikë, i cili u kontraktua nga kompania e Diverolit për të hequr municionet nga arkat e drunjta me vulat kineze, për të bërë një paketim standard që i mbron nga lagështira e ndotja dhe që siguron lehtësimin e transportimit në terren. Por menjëherë pas plasjes së këtij skandali, Trebicka u gjet i vdekur në një fshat të Korçës gjatë një dalje për gjah dhe ekspertiza e quajti këtë një vdekje aksidentale. Të gjitha këto ngjarje shkaktuan debate të shumta në jetën publike të vendit, ku akuza ndaj qeverisë për çështje të kontratave të dyshimta u hodhën nga opozita dhe mediat.